"Ky s'duhet lënë të livadhisë", tentativa e dytë në 1983 për arrestimin e Kadaresë
Pas raportit të kreut të Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, Enver Hoxha urdhëroi që arrestimi i shkrimtarit Ismail Kadare të shtyhej për më vonë.

Jo vetëm situata e rënduar politike, por edhe rreziku se bashkë me Kadarenë do të dënohej edhe romani “Dimri i madh”, ku ai ishte protagonist, e stepën diktatorin, në vendimin fatal për shkrimtarin. Ishte shtator i vitit 1982, kur Enver Hoxha vendosi që arrestimi të kryhej më vonë. Deri atëherë shumë telefonata dhe takime ishin kryer mes Qemal Lames, Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait.

Madje, telefonata direkte ishin bërë edhe nga vetë Enver Hoxha, i cili i kishte kërkuar takim kreut të Hetuesisë. Në një prej takimeve Enver Hoxha do të shprehej shumë i revoltuar. Me tone të larta ai u kishte kërkuar vartësve të tij që ta arrestonin Kadarenë. Madje nga sa ai artikulonte (sipas dëshmisë së Qemal Lames), synimi i tij ishte edhe më ekstrem.qemal lame

“Të arrestohet ai Kadareja! Të bisedojmë e të vendosim për këtë qelbësirë. Boll ka livadhisur. I është rritur shumë mëndja. Të shkojë me të tjerët në qeli. Të hanë dhé! Të shkojnë në hale të gomerëve!”, dëshmon Lame, të jetë shprehur Enver Hoxha, gjatë një takimi në 27 shtator 1982. E megjithatë, situata politike dhe raporti që Lame i dërgoi Enverit e bënë këtë të fundit që ta shtynte vendimin e tij. “Jo tani!”, kishte thënë ai.

Gati një vit më vonë, në qershor 1983">1983, Ramiz Alia i bën një telefonatë Lames, ku e informon se kishin dalë prova të reja kundër Ismail Kadaresë dhe duhej të kryhej arrestimi. Sipas dëshmisë së Lames, ky i fundit kishte ngulur këmbë për vendimin e marrë një vit më parë.

“Të zbatohet ligji me rreptësi po të ketë kallëzime ligjore dhe të dokumentohet fajësia e Ismailit. Vitin e kaluar biseduam dhe ju dhatë porosinë që të mos zbatohet arrestimi. Gjendja nuk ka ndryshuar. Nuk ka të dhëna të reja”, do t’i thoshte Lame Ramiz Alisë. Por biseda nuk do të mbyllej këtu. Do të duhej edhe një takim tjetër me Enver Hoxhën.qemal lame

Në librin e tij “Dritëhijet e kohës. Letërsia dhe arti në diktaturë. Përndjekja e Ismail Kadaresë”, Lame tregon për telefonatat dhe takimin me Enver Hoxhën për Kadarenë dhe vendimin e tij përfundimtar.

RISHIKIMI I URDHRIT PËR ARRESTIM NË VITIN 1983">1983

Në këtë kohë u miratuan ndryshimet në Kushtetutë dhe Ligji për Hetuesinë. Unë isha zgjedhur nga Kuvendi Popullor me detyrën e kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme. Rishikimi i urdhrit për arrestimin e Ismail Kadaresë erdhi papritur.

Nuk kishte asnjë provë ose fakt tjetër të vërtetuar që të krijonte kushte të reja për të analizuar dhe marrë një vendim të ri për shkrimtarin. Hetimet e komplotit pothuajse ishin në fazën e diskutimit dhe të marrjes së vendimit për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Lartë.kadare

E enjte, më 2 qershor 1983">1983, 08:30

Biseda telefonike me Ramiz Alinë për arrestimin e Ismail Kadaresë

Ramizi, më 2 qershor 1983">1983, rreth orës 09:00, mori në telefon sekret:

– Shoku Qemal, po të keni kohë, bisedojmë nesër në orën nëntë. Kam disa materiale që i ka dërguar Hekurani. Do të bisedojmë për implikimet e dala nga grupi komplotist. Do të jetë edhe Hekurani.

– Do të vij, shoku Ramiz!

E enjte, më 2 qershor 1983">1983, 09:00

Takimi me Ramiz Alinë

I pranishëm edhe Hekuran Isai.

– Shoku Qemal, Sigurimi i Shtetit ka përgatitur materiale kallëzuese për arrestimin e Ismail Kadaresë. Thashë ta bisedojmë bashkërisht këtë problem.

– Do të ishte e nevojshme që Sigurimi i Shtetit të dërgojë zyrtarisht materialet kallëzuese, shoku Ramiz!

– Ke të drejtë! Unë mendova të shkëmbenim mendime paraprakisht. Janë shumë dokumente. Ka ardhur koha të vendoset.

– Është e nevojshme të njihem me materialet kallëzuese, shoku Ramiz.enver_hoxha_hysni_kapo_1975

– Hekurani do t‘i dërgojë. Mendova të bisedojmë që po të jesh dakord për arrestimin, do të sillen menjëherë materialet.

– Vitin e kaluar u urdhërua dhe u anulua arrestimi, shoku Ramiz. Gjendja nuk ka ndryshuar.

– Pas dënimit të komplotit mund të bëhen arrestime të tjera.

– Edhe një herë, shoku Ramiz: të paraqiten zyrtarisht dokumentet dhe të analizojmë përgjegjësinë. Pa dokumente nuk kam të drejtë të jap mendim.

– E shoh se nuk do të vendosësh. Do të bisedojmë përsëri.

E enjte, më 2 qershor 1983">1983, 20:15

Bisedë telefonike me Enver Hoxhën

– Qemal, kam këtu Ramizin dhe Hekuranin. Po më raportojnë për komplotin.

Bisedojmë të hënën, në darkë (më 6 qershor 1983">1983).

– Po, shoku Enver. Do të vij. Do të përgatitem…

Përfundimet nga studimi për krimet kundër shtetit dhe komplotet u përdorën për të argumentuar pasojat e mundshme nga arrestimi i Ismail Kadaresë

Ismail Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj të vitit 1971
Ismail Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj të vitit 1971
Me iniciativën time personale dhe me shumë përgjegjësi, në raportimin në bisedën telefonike me Enver Hoxhën, më 2 qershor 1983">1983, parashtrova mendimin për të analizuar rezultatet e hetimit të organizatës kundërrevolucionare të kryesuar nga Mehmet Shehu dhe masat për të ardhmen. Pasi u miratua ideja e propozuar, u vura përpara situatës së domosdoshmërisë së evidentimit me korrektësi të gjendjes së krimeve kundër shtetit dhe të vizionit për të ardhmen e kuptimit e zbatimit të luftës së klasave, mbrojtjes së shtetit e të ligjshmërisë dhe detyrave të organeve të rendit e të drejtësisë. Situata politike e krijuar me goditjen e grupit të fundit komplotist shtronte nevojën që të studioheshin dhe të evidentoheshin me objektivitet gjendja reale e shkaktuar nga goditja e grupeve komplotiste dhe veprimtaria armiqësore në tërësi.

Për këto arsye, analiza u zgjerua dhe u thellua për periudhën e dhjetëvjeçarit 1970- 1980 deri më 1983">1983, me kriteret e një studimi mbi tablonë e gjendjes dhe dinamikës së goditjes së veprimtarisë armiqësore. Raportin përmbledhës e dërgova në orën 07:30

E premte, më 3 qershor 1983">1983, 18:00 Takimi me Enver Hoxhën për arrestimin e Ismail Kadaresë

I pranishëm Ramiz Alia dhe Hekuran Isai.

– Qemal! Ramizi dhe Hekurani kanë përsëri mendimin që Ismaili të arrestohet. Kanë biseduar edhe me juve.

– Biseduam, shoku Enver. Por nuk më janë paraqitur dokumentet procedurale për të vendosur.

– Parimisht, si mendon ti?

– Të zbatohet ligji me rreptësi po të ketë kallëzime ligjore dhe të dokumentohet fajësia e Ismailit.

Vitin e kaluar biseduam dhe ju dhatë porosinë që të mos zbatohet arrestimi. Gjendja nuk ka ndryshuar. Nuk ka të dhëna të reja.

– Ashtu është. Nuk ka të dhëna të reja. Po ky, mo, nuk duhet lënë të livadhisë akoma.

– Po të paraqiten dokumentet procedurale, do të vendos sipas ligjit, shoku Enver. Veç kërkesave ligjore, më shqetëson edhe situata politike…

Vazhdojnë diskutimet në organet e Partisë për dënimin e kryekomplotit. Pas dënimit të tyre, do të vazhdojnë arrestime të tjera për bashkëpunëtorë komplotistë!? Mendoj se është problem që kërkon vlerësim!…

– Mirë e ke, Qemal! Ta lëmë edhe këtë herë. Do të hapim edhe më shumë probleme. Të mos e ngatërrojmë situatën me arrestime të tjera komplotistësh. Partia do të vëzhgojë dhe do të godasë me forcë e në kohë të gjithë armiqtë! Në periudhën e mëvonshme nuk u paraqitën kërkesa të tjera për arrestimin e Ismailit apo të ndonjë personaliteti tjetër. Ka rëndësi të theksohet dhe të jetë e qartë se ndjekja e Ismailit ka vazhduar me intensitet të lartë. Nuk gjendet një dosje 2A ku të jetë dokumentuar ndjekja agjenturore. Por në fakt ndjekja ka vazhduar dhe mundësia e arrestimit ka qenë përherë potenciale.

Ismaili ndiqej me të gjitha format dhe metodat agjenturore e të teknikës së asaj kohe: dëgjohej në bisedat e rëndësishme, përpunohej me bashkëpunëtorë, ishte nën kontroll të plotë kur shkonte me shërbime jashtë shtetit etj. Në një rast, në Paris, është provokuar nga një artiste këngëtare.

Motra e Ismailit ka qenë në ndjekje e përpunim aktiv. Ndjekja kishte krijuar edhe shqetësime të hapura në familjen e tij. Ismaili dhe familja e tij nuk kishin siguri dhe garanci për jetën. Dokumentet agjenturore dhe hetimore me provat për kërkesën për marrjen e vendimit për arrestimin e Ismail Kadaresë Kërkesa për domosdoshmërinë e marrjes së vendimit për arrestimin e Ismail Kadaresë ishte mbështetur me dokumentet ligjore procedurale. Ishin përgatitur dhe dokumentuar zyrtarisht me procedurë më shumë se dhjetë dëshmi, ku argumentohej bindshëm veprimtaria armiqësore në ngarkim të Ismail Kadaresë.

Në mendimin teorik dhe praktikën procedurale njihet terminologjia e “fajësisë për akuza të vërtetuara katërçipërisht”. Kjo bazohet në katër elementet e figurës së krimit. Sigurimi i Shtetit e përmendte dhe e theksonte me pasion këtë formulim në kërkesat për arrestime për krime kundër shtetit.

Edhe në këtë rast, kërkesa për arrestim me rëndësinë më të madhe që u jepej dëshmive të Fiqret Shehut, Llambi Ziçishtit etj.

Thëniet e Fiqret Shehut si e pandehur vlerësoheshin si prova kryesore, por meqenëse ajo ishte bashkëshortja e Mehmet Shehut, për t’u bërë më të besueshme akuzat kundër komplotistëve të tjerë, si dhe kundër Ismail Kadaresë, i ishte dhënë më shumë rëndësi dëshmisë së Llambi Ziçishtit etj.

Shtuar më 18/08/2020, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori