Ky personi në foto është president
Ish-presidenti i Uruguait, Jose Mujica, i cili për shkak të jetës së tij ishte quajtur presidenti më i varfër në botë, refuzoi të marrë pensionin në bazë të stazhit të tij si senator, gjë e cila entuziazmoi fansat e politikanit modest, shkruan BBC.

Mujica së fundi dha dorëheqjen nga posti i senatorit, të cilin e ka mbajtur që nga viti 2015, qëkur ai përfundoi një mandat pesëvjeçar.

83-vjeçari, një ish-udhëheqës guerile i cili shumë vite ka kaluar në burg, ka deklaruar se tërhiqet për arsye personale dhe shpjegoi se ai nuk dëshiron të mbetet në Senat deri në fund të mandatit në vitin 2020, “për shkak të rrugëtimit të gjatë”.

Ai gjithashtu u kërkoi falje të gjithë kolegëve “të cilët mund t’i kem lënduar gjatë debateve të zjarrta”.

Megjithatë, në vitin 2013 kishte kërkuar falje ndaj ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, pasi e kishte quajtur “shtrigë e vjetër”.


Shtuar më 17/08/2018, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori