Vdes pas 2 muajsh burri që i transplantuan zemrën e derrit

Ka vdekur personi i parë në botë që iu transplantua zemra nga një derr i modifikuar gjenetikisht. David Bennett, i cili kishte sëmundje terminale të zemrës, mbijetoi për dy muaj pas operacionit në SHBA.

Por gjendja e tij filloi të përkeqësohej disa ditë më parë, thanë mjekët e tij në Baltimore dhe 57-vjeçari vdiq më 8 mars. Z. Bennett i dinte rreziqet që lidhen me operacionin.


Shtuar 9.03.2022 17:06