Ky është shteti që ndalon prodhimin, shitjen dhe importin e cigareve elektrike
Qeveria indiane ka miratuar një vendim i cili ndalon prodhimin, shitjen dhe umportin e cigareve elektrike.

Këtë lajm e ka dhënë ministria e financave Nirmala Sitharaman, cila tha se ky ndalim është bërë për shkak se cigaret elektrike paraqesin rrezik për njerëzit, sidomos për të rinjtë.

Ajo tha: “Raportet thonë se disa njerëzve po u bëhet shprehi përdorimi i tyre, sepse kështu duken më në modë. Ekzistojnë më shumë se 400 brende me mbi 150 shije të ndryshme dhe asnjëra prej tyre nuk është e prodhuar në Indi.”

Ministrja shtoi se cigaret elektrike janë duke u bërë rrezik për shëndetin. Më shumë se 900 mijë njerëz në Indi vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit. India i ka 106 milion duhanpirës dhe renditet e dyta në botë, pas Kinës. Ajo është treg i rëndësishëm i kompanive të duhanit si “Juul” dhe “Philip Morris”.

Vendimi i Indisë për ndalimin e këtyre cigareve vjen pasi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe Nju Jorku dhe Miçigeni në Shtetet e Bashkuara. Nju Jorku u bë të martën shteti i dytë në Shtetet e Bashkuara që e mori këtë vendim për shkak të disa rasteve të vdekjeve, të cilat ishin të lidhura me përdorimin e këtyre cigareve, të cilat promovohen si më pak të dëmshme se cigaret e zakonshme.

Miçigeni ishte shteti i parë që e ndaloi përdorimin e cigareve elektronike më herët këtë muaj, por ky ligj ende nuk ka hyrë në fuqi, shkruan “Times of India”.



Shtuar më 18/09/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori