Ky është shqiptari që u eleminua në Britani
Ky është 21-vjeçari Serxhio Marku, i cili u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital në Britaninë e Madhe.

Lidhur me ngjarjen, janë ndaluar dy italianë si të dyshuarit kryesor. Francesco Dagostino, 44 vjeç, rezident në Stafford Road, Brighton dhe Giuseppe Petriçione, 45 vjeç, pa një residencë mbahen në burgun Highdoën në Sutton.

Serxhio, 21 vjeç, u gjet i plagosur rëndë kur policët hynë me forcë në një banesë në Rrugën Stafford në orët e para të mëngjesit të së mërkurës (11 shtator). Ai kishte pësuar lëndime të rënda dhe u dërgua në Spitalin e Qarkut Royal Sussex, ku u konstatua më pas se kishte ndëruar jetë. Hetuesit tani po përpiqen të zbulojnë si përfundoi në banesë dhe lëvizjet e tij në para ngjarjes”.

Policia ka bërë apel duke kërkuar ndihmë prej kujdo që mund të ketë informacion për viktimën që mund ta ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. “Dy burra të akuzuar për eleminimin e të riut shqiptarit Serxhio Marku në Brighton kanë dalë në Leëes Croën”, deklaroi policia.
Shtuar më 17/09/2019, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori