Ky është shqiptari që humbi betejën me koronavirusin në Itali, bashkëshortja bën dedikimin prekës
Një tjetër shqiptar ka humbur jetën si pasojë e koroanvirusit. Bëhet fjalë për emigrantin në Itali Adrian Hushën i cili nuk mundi t’i mbijetojë CoVid-19 që e infektoi. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij në Anila Husha në rrjetet sociale ku ka shkruar edhe një dedikim prekës për të."

dashur miq, të afërm dhe kolegë, me dhimbje të jashtëzakonshme ju komunikoj se Covid-19 na bëri të humbim burrin tim Adrian para kohe. Ai ishte një burrë dhe baba i dashur, bir dhe vëlla i pazëvendësueshëm, një mik besnik për shumë njerëz, një i afërm gjithnjë i pranishëm, një koleg i ndershëm dhe i çmuar.

Për mua ai ishte një burrë, partner, vëlla, mik, i cili ishte pranë meje për 33 vjet i lumtur me fëmijët tanë të dashur Klevis dhe Davide. Do të kisha dashur të ndaja një udhëtim të gjatë 33-vjeçar së bashku me këmbënguljen e tij, vendosmërinë, vullnetin, pozitivitetin, ndershmërinë, përkushtimin, humorin, entuziazmin dhe shpirtin jetësor që do të vazhdojë të na mbështesë, në kujtesën e tij, duke brohoritur ditët tona.

Vdekja e tij e papritur dhe e shpejtë lë një boshllëk të madh midis të gjithë atyre që e donin. Kujtimi i tij do të jetë gjithnjë i gjallë në tonën dhe shpirtin e tyre.

Faleminderit të gjithë ju miqve, kolegëve dhe të afërmve që më keni treguar me shumë dashuri dhe solidaritet dhe më keni përkrahur në këto ditë të vështira të fundit ❤.” shkruan Anila Husha.

Sipas të dhënave të fundit të dhëna nga Mbrojtja Civile në Itali, numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm, 3 651 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa dy ditë më parë kanë qenë 4 401.

Numri i viktimave vazhdon të jetë i lartë por më i ulët se dy ditë më parë, dje u regjistruan 889 viktima, ndërsa pardje ishin 969. Të shëruarit janë trefishuar, 1 434 persona kanë lënë spitalet vetëm dje, ndërsa pardje kanë qenë 589. Ndërsa numri totali i viktimave ka kaluar mbi 10 mijë nga fillimi i emergjencës, më i larti në botë, e ndjek pas Spanja dhe Kina.
Shtuar më 29/03/2020, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori