Ky është Sajmiri që tentoi të çonte armët drejt Anglisë (FOTO LAJM)

I dyshuari për kalimin transit të armëve nga aeroporti i Rinasit quhet Sajmir Cullhaj, 32 vjeç dhe ai është paraqitur sot te Gjykata e Krimeve të rënda dhe pritet të marrë masën e sigurisë.

Ai është arrestuar pas konfiskimit të armëve, të cilat ishin të fshehura në tre pako postare.

Autoritetet shqiptare kanë zbuluar një komplot, ku tre pako me armë do të niseshin nga aeroporti i tyre dhe kishin për destinacion Britaninë e Madhe.

Sipas Policisë, dyshimet ishin se armët do të përdoreshin për ndonjë sulm terrorit të mundshme, apo ishin pjesë e krimit të organizuar.

Armët e llojit kallashnikovi, ishin të fshehura në tri kuti postare. Stafi i sigurimit i gjeti armët në pjesën e ngarkesës së aeroportit të Tiranës para se ata të ishin ngarkuar, shkruan Daily Mail.

Ato ishin të mbështjellë në peshqirë dhe qese brenda kutive DHL që përmbante edhe rroba dhe letra.

Policia anti-terror ka rritur vëzhgimin pas sulmeve terroriste në Londër dhe Barcelonë. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2017, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori