Ky është plani i Palmer për Kosovë-Serbi
"Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje".

Kështu ka thënë Matthew Palmer, i emëruari si i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Tanjug.

Zyrtari iSHBA thotë se e pranoi postin sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, e cila siç ka thënë ai, do ta transformonte tërë Ballkanin, do të hapte rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën, dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në”.

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, thotë Palmer, duke specifikuar se qëllimi i tij është t’i kthejë palët në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje.

Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve, Palmer thekson, është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, ka thënë tutje ai.
Shtuar më 02/09/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori