E sulmojnë ujqërit, trajneri i Premier League i nxjerr syrin dhe i thyen nofullën

Nuk ka histori më motivuese sesa ajo e trajnerit të Uotfordit, Najxhel Pirson, për t’u treguar futbollistëve të tij që të kalojnë vështirësitë.

Ai i ka mbijetuar sulmit të një kopeje ujqish gjatë pushimeve në Rumani dhe këtë histori e ka treguar për herë të parë ish-trajneri i kombëtares U-21 të Anglisë, Stjuart Pirs, i cili e kishte asistent të tij Pirsonin.

Pirs u tregonte lojtarëve të tij sesi Pirson gjatë pushimeve në Transilvani dilte shëtitje, pavarësisht paralajmërimeve për rrezikun që vinte nga ujqërit dhe arinjtë.

Dhe papritur, ai e gjeti veten të rrethuar nga një tufë ujqish. Në përleshje me ta, ai arriti t’u shpëtonte egërsirave, pasi i nxori syrin njërit dhe i theu nofullën një tjetri. Histori e pabesueshme, që ai duhet ta rikujtojë herë pas here në dhomën e zhveshjes së Uotfordit.


Shtuar 17.01.2020 19:17