Ky është momenti kur "maskat" zbrazin karikatorin ndaj 45 vjeçarit në Milot (VIDEO)
Janë publikuar pamjet e atentatit të djeshëm të ndodhur në Milot, ku mbeti i plagosur 45-vjeçari">45-vjeçari, Ylli Ibrahimi.

Në video shihen dy persona me motor, të cilët i afrohen Ibrahimit dhe dy personave që ishin së bashku me 45-vjeçarin dhe qëllojnë me armë zjarri.

Nga të shtënat, u plagos vetëm 45-vjeçari">45-vjeçari, i cili më pas u dërgua drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë të një biznesi pranë vendit të ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen të ditura shkaqet e atentatit, ndërkohë policia vijon kërkimet për arrestimin e autorëve
Shtuar më 14/01/2021, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori