Alarm për bombë në një gjykatë në Tiranë

Policia ka marrë ditën e sotme një telefonatë anonime, ku është shprehur se në një gjykatë në Tiranë është vendosur një bombë.

Policia ka nisur verifikimet e imtësishme në të  gjitha godinat e gjykatave dhe forca të shtuar policie janë parë në GJKKO dhe SPAK.

Mësohet se nga verifikimet nuk është konstatuar asnjë gjë.

Personi që ka telefonuar ka fikur celularin./albeu.com

 


Shtuar 8.11.2022 11:47