Ky është i riu që qëlloi me breshëri plumbash drejt hotelit në Pogradec
Mariglen Topuzi është i riu i arrestuar sot nga policia pasi qëlloi me breshëri plumbash në drejtim te një hoteli në Pogradec.

Sipas policisë, 34-vjeçari është banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i dënuar më parë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

• I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë.
• M. B., 34 vjeç, banues në Pogradec.
• B. S., 28 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas policisë, dyshohet se këta shtetas pas një konflikti të mëparshëm me pronarin e hotelit dhe djalin e tij, në bashkëpunim midis tyre, më datë 01.08.2020, kanë kanosur me armë zjarri përpara hotelit, shtetasin J. M., 20 vjeç, si edhe më datë 08.08.2020, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit në pronësi të shtetasit J. M., 47 vjeç, ku u shkaktuan dëme materiale tek godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Shtuar më 09/08/2020, ora 12:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori