Personi që shihni në foto është
Ilir Kuçi, i cili u
ekzekutua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Ilir Kuçi, nga kqyrja e sistemit rezulton që të ketë ndryshuar emrin nga Edmir Begu në
Ilir Kuci.
Viktima ishte i martuar dhe baba i një djali.
Gjithashtu, mësohet se i riu u
ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.
Jetmir Bregu, që pas probleme me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në
Ilir Kuçi ishte personazh në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.
Për shkak të motit të keq, në zonë kishte shumë pak lëvizje njerëzish, gjë që i favorizoi autorët. Ata mundën që t’i iknin edhe policisë pas të shtënave në
breshëri.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 12:26