Rama nxjerr foton e parë pas takimit me Clinton: Me mikun e përjetshëm të kombit shqiptar

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka pritur sot në Rinas ish-Presidentin amerikan Bill Clinton.

Ai ka ndarë në Facebook një foto nga momenti kur janë takuar. Kreu i qeverisë gjithashtu fton qytetarët që të marrin pjesë në ceremoninë e mikpritjes së Presidentit.

“Rinas – Me presidentin Bill Clinton, mikun e përjetshëm të kombit shqiptar, i cili sapo shkeli për herë të parë në Shqipëri

*Jeni të mirëpritur të gjithë tek Kryeministria, sot në 18:30 për ceremoninë e mikpritjes së Presidentit Clinton dhe adresimin e tij për të gjithë shqiptarët”, shkruan Rama.

/Albeu.com/


Shtuar 3.07.2023 16:06