Ky është 23-vjeçari që zbrazi pistoletën ndaj të riut se i ngacmuan të dashurën
Një 23 vjeçar që ishte në kërkim nga policia është arrestuar në flagrancë pasi është raportuar nga qytetarët. Albert Gjonpalaj lindur dhe banues në Tiranë, ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, ndërsa ishte në kërkim për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në vitin 2018, Xhoni Hitaj 24 vjeç dhe Albert Gjonpalaj 23 vjeç tentuan të vrasin me armë zjarri një 25-vjeçar pasi pretenduan se u kishte ngacmuar të dashurat.

24-vjeçari Hitaj me origjinë nga Librazhdi, është person me precedent të mëparshëm penal. Në vitin 2016, Xhoni Hitaj është arrestuar për kanosje të tre personave. 24-vjeçari, së bashku me një shokun e tij, ishin konfliktuar me tre të rinj në rrugën “Nuçi Naçi” në kryeqytet dhe i kishin kërcënuar me armë. Policia i gjeti atij një pistoletë me 10 fishekë dhe materialet iu referuan Prokurorisë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Pothuajse dy vite më vonë, Xhoni Hitaj përfshihet sërish në sherr me armë. Mbrëmjen e së dielës, në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, 24-vjeçari Hitaj dhe Albert Gjonpalaj qëlluan me armë 25-vjeçarin nga Vlora, Andrea Brigo. Ky i fundit pësoi një plagë të lehtë në kofshën e djathtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të njëjtave burime, sherri mes të rinjve ndodhi për motive banale. I plagosuri kishte ngacmuar të dashurat e dy autorëve. Ky ka qenë shkaku i konfliktit që çoi në përdorimin e armës. Në vendngjarje, uniformat blu të kryeqytetit gjetën tre gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë.

Ndërkohë, i plagosuri Andrea Brigo u dërgua në spital për mjekim dhe u arrestua, për shkak se iu gjet 0.8 gram kanabis. Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Xhoni Hitajn dhe Albert Gjonpalajn për vrasje me dashje të mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim.

Shtuar më 23/08/2019, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori