Ky që shihni në
foto është 18 vjeçari Devis
Hoti i dyshuari për eliminimin e Flamur Duçit
mëngjesin e
djeshëm në Mborje të Korçës.
Mësohet se viktima dhe
Hoti ishin komshinj me njeri-tjetrin dhe se i riu kishte qenë i dënuar edhe më parë për një krim të ngjashëm.
48 vjeçari u ekzekutua
mëngjesin e
djeshëm pranë godinës së biznesit të tij. Sipas dëshmitarëve, Duçi u gjet i therur me thika dhe me shenja djegieje në kokë.
Dyshohet se pasi e vrau, i riu ka tentuar të djegë trupin e viktimës.
Shtuar më 20/12/2019,
ora 10:05