Ky burrë fundosi fajdexhinjtë e Shkodrës pasi djemtë ranë në rrjetën e tyre
Grupi i rrezikshëm i fajdexhinjve të Shkodrës ishte i njohur për aktivitetin e tyre, por përgatitja e arrestimit të tyre nisi pas një denoncimi të bërë nga ish-prefekti Paulin Radovani.

Ky i fundit kishte qenë shpesh nën presionin e fajdexhinjve pasi dy djemtë e tij kishin marrë herë pas here shuma të konsiderueshme parash nga persona të ndryshëm në qytet, të cilët ia kishin dhënë me interesa të larta.

Historia e Radovanit dhe familjes së tij me fajdexhinjtë ishte e njohur në qytet, megjithatë duket se tani policia ka vendosur që të ndërhyjë.

Ai është biznesmen në qytet dhe ka në pronësi një fabrikë fasonerie, por disa kohë më parë dy djemtë kishin ngecur në kurthin e lojërave të fatit duke kërkuar kështu para për të ndjekur vesin e tyre.

Ai i shiti një pjesë të bizneseve për të shlyer borxhet e djemve, ndërsa një pjesë tjetër ia kaloi në pronësi pikërisht fajdexhnjve të arrestuar sot.

Tashmë djemtë ndodhen jashtë shtetit, ndërsa Radovani gjendet ende në qytet duke drejtuar bizneset e tij.

Përballë kërcënimeve të vazhdueshme të fajdexhinjve, Radovani vendosi të shkojë në prokurori duke denoncuar personat që i kishin bërë presion deri më tani duke i marrë para dhe prona.

Emrat e të arrestuarëve

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra

Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra

Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;

Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra

Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra

Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoric dhe banues në Shkodër;

Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra

Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra

Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;

Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;

Ilir Sokoli, 38 vjeç banues në Shkodër

Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori