Manastirliu njofton vendimin e qeverisë: Mjekët mund të ofrojnë konsulta ambulatore jashtë orarit të punës, këto janë kushtet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar sot vendimet e qeverisë në lidhje me sistemin e shëndetësisë, ku njofton miratimin e aktit për mjekët, të cilët tashmë do mund të ofrojnë konsulta ambulatore jashtë orarit të punës.

“Sot qeveria ka miratuar një seri aktesh, njëra prej të cilave ka të bëjë me reformën spitalore dhe celjen e autonomisë spitalore dhe hapësirën që krijon ligji për të mundësuar krijimin e instrumentave që mbështesin profesionistët e shëndëtsisë. Ky akt ka të bëjë me mundësimin e afrimit të regjimit jashtë orarit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi të shërbimeve të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit. Është një akt që i hap rrugën praktikës së dyfishtë. Praktika dyfishe i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës. Pram und të kenë mundësinë të konsultohen me mjekun jashtë orarit të punës. Ky instrument do të jetep vetëm për spitale që do të jenë pjesë e autonomisë spitalore dhe do të kenë kartën e autonomisë”, tha Manastirliu, duke shtuar se ata do të marrin shtesë financiare./albeu.com


Shtuar 29.06.2023 11:57