Kuvendi miraton zgjatjen e ligjit per buxhetin
Parlamenti i Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të dy ushtarëve amerikan qe u vranë dje në Frankfurt nga një 21-vjeçar me origjinë kosovare. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan dhe presidentit Barack Obama për dy ushtarët e vrarë në Frankfurt të Gjermanisë.

Sakaq Kuvendi miratoi zgjatjen e ligjit për ndarjen buxhetore edhe për një muaj.
Qeveria e Kosovës premtoi se së shpejti do të paraqesë para Kuvendit projektligjin për buxhetin për vitin 2011. Kryeministri Hashim Thaçi tha se në këtë projektligj do të përfshihen edhe premtimet për rritjen e pagave.

Për miratimin e buxhetit vetëm për një muaj kanë votuar edhe deputetët e opozitës, të cilët janë kthyer në Kuvend, pas bojkotit që bënë në seancën kur u zgjodh presidenti dhe Qeveria e Kosovës.

Edhe pse qe paralajmëruar, sot nuk është miratuar rezoluta për bisedimet me Serbinë, por kryeministri Hashim Thaçi ka informuar shkurtimisht deputetët në lidhje me procesin.

Ai ka përsëritur se për këto bisedime fjalën duhet ta thotë edhe Kuvendi i Kosovës.
Shtuar më 03/03/2011, ora 12:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori