Kuvendi hedh poshtë dekretin e Topit për ligjin e mbetjeve
Me 73 vota të mazhorancës është hedhur poshtë dekreti e Presidentit për rishikimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërsa pro këtij dekreti votuan 59 deputetë të opozitës.

Pas disa orësh debat midis mazhorancës dhe opozitës për këtë ligj, mbetet në fuqi ligji i miratuar pak javë më parë nga paralmenti shqiptar.

Gjatë punimeve të seancës plenare kryemisnitri Sali Berisha është shprehur se opozita nuk kishte alternativa për t`i paraqitur shqiptarëve por e vetmja rrugë e tyre është krijimi i "partisë së plehut" e cila sipas tij po hedh themelet e saj në punimet parlamentare.

Nga ana tjetër mazhoranca përmes ministrave përkatës dhe deputetëve të saj ka hedhur poshtë mundësinë për importin e mbetjeve të rrezikshme. Deputetët e mazhorancës thanë se aktualisht Shqipëria importon vetëm 55 lloje mbetjesh nga më shumë se 400 lloje që importonte më parë.

Parlamenti ndërkohë votoi edhe për kandidaturat e paraqituara për Kotrollin e Lartë të Shtetit. Ndërsa është hedhur poshtë kandidatura e Sali Shehut./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori