"Kushte si Afrikë, tarifat si Amerikë": Policia përleshet me studentët te "Qytet Studenti" (VIDEO)
Disa studentë janë përleshur me policinë vetëm pak minuta më parë në zonën e "Qyteti Studenti". Sipas një qytetari, policia ka ushtruar dhunë mbi studentët.

Ai tregon se disa studentë ishin duke mbajtur disa pankarta në duar, ku shkruheshin tarifat e larta të universitetit në Shqipëri, kur policia ka ardhur dhe është konfliktuar me ta.

Qytetari shprehet se studentët do të shkruanin në muret e konvikteve me spraj “Kushte si në Afrikë, tarifat si në Amerikë”.

Pas kësaj policia ka mbërritur dhe është përplasur me studentët. Sipas qytetarit uniformat blu donin t’i shoqëronin ata në komisariat, por fakti që ishin shumë dhe rezistentë nuk kanë mundur dot.

Qytetari thotë se policët kanë goditur studentët, madje shefi i tyre i ka kapur prej fyti.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Live ne qs. Policia ne perleshje me studentet qe kerkojn te drejtat e tyre. Shefi qe nuk u prezantua fare, po i kapte studentet per fyti. Nje pjese studentesh po benin shkrime ne mur me spraj, "kushte si ne Afrike, tarifa si ne Amerike." Po policet u sollen ne menyr shum cnjerzore, pa prezantim pa gje, donim ti mernin mbrenda ata djemt po ngaqe ishin shum rezistuan."/Joq/





Shtuar më 13/11/2019, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori