Kushëri i bosit të drogës, 10 të shoqëruar për ekzekutimin e 23 vjeçarit
Mbrëmjen e djeshme qyteti i Elbasanit u trondit pas atentatit që iu bë Andi Zylyfit dhe plagosjes së shokut të tij Ardit Uruçi.

Por policia ende nuk ka identifikuar dot autorët, por ka shoqëruar 10 persona për tu pyetur rreth ngjarjes së rëndë.

Pista kryesore e hetimit lidhet me hakmarrjen pasi kujtojmë këtu se një vit më parë ka ndodhur vrasje e trefishtë. Po në në të njëjtin aks rrugor është ekzekutuar kushëriri i tij i parë i Zylyfit, Endrit Alibej, së bashku me dajën e tij Arben Dylgjeri, si dhe me një shtetas turk. Hetuesit mendojnë se ky atentat ka lidhje pikërisht me këtë ngjarje ndaj dhe hetimet janë përqendruar në këtë pistë.

Në Elbasan në mesnatë ka shkuar dhe Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ka kërkuar që ngjarja të zbardhet sa më parë. Aksioni i policisë ka vijuar për gjatë gjithë natës dhe janë kontrolluar ambientet ku mund të fshihen autorët. Po deri tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve apo autorit. Mësohet se i plagosuri Ardit Uruçi, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Elbasanit dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ka marrë plumb në pjesën e kokës dhe në këmbë.
Shtuar më 14/12/2019, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori