Kush është hakerja e inteligjencës së ushtrisë shqiptare që alarmoi NATO-n
Elfrida Bardhanjori ishte shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes AISM, në Ministrinë e Mbrojtjes, kur ndërhyri në kompjuterin e eprorit të saj duke kopjuar gjithçka që ndodhej aty.

Ngjarja në fjalë, tejet e paprecedentë u mbajt në sekret të plotë ndërkohë që vijonin hetimet për të gjetur autorin e ndërhyrjes. Bëhet fjalë për strukturën e SHIU-t, e cila ka për detyrë garantimin e sigurisë së personelit, të informacionit, infrastrukturës dhe të sistemeve të komunikimit, shkëmbimit, transmetimit të informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror”, ose të NATO-s.

Kopjimi i informacionitkompjuterin e drejtuesit të kohës i shërbimit inteligjent ushtarak, gjeneral brigade Ylber Dogjanit, është bërë vetëm pak ditë para se ai të lirohej nga kjo detyrë.

Pas hetimeve u konstatua se kishte qenë pikërisht Elfrida Bardhanjori ajo që kishte ndërhyrë. Gjatë marrjes në pyetje ajo ka pranuar se ka ndërhyrë në kompjuterin e eprorit duke theksuar se këtë e kishtë bërë pasi ai po lirohej nga detyra dhe duhej siguruar informacioni. /Albeu.com/
Shtuar më 31/03/2017, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori