Kush qëlloi me armë në Bllok, del ekspertiza për Vis Martinaj
Edhe pse kanë kaluar disa javë që nga vrasja në Bllok që tronditi Tiranën, ende nuk është zbardhur ngjarja e plotë.

Megjithatë prokuroria po heton intensivisht me këtë dosje ku së fundmi janë zbardhur edhe dy ekspertizat për njërin nga personat e përfshirë në konfliktin me armë biznesmenin Ervis Martinaj.

Nga të shtënat me armë më 4 tetor mbeti i vrarë një person dhe dyshohet se edhe Vis Martinaj mund të ketë përdorur armë.

Por referuar dosjes hetimore, thuhet se ne dy aktekspertiza të kryera nga organi i akuzës ndaj Ervis Martinaj, rezulton se ai nuk ka qëlluar me armë brenda lokalit në zonën e Bllokut.

“Në tamponat standartë me të cilin është marrë model nga dora e majtë dhe e djathtë e shtetasit Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e datës 04.10.2018 ku është vrarë shtetasi Fabian Gaxha nuk u evidentua prani e mikrogrimcave karakteristike apo konsistente me përbërje të tre elementëve kimik të cilat janë pjesë e mbetjeve të qitjes me prejardhje nga kapsolla e fishekut të armës së zjarrit” thuhet në dosjen hetimore. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori