I riu vrau nënën në Përmet, flet babai: Në burg duhet të futet doktori, jo im bir

Qyteti i Përmetit u trondit mbrëmjen e djeshme nga vrasja e 65-vjeçares, Zeniate Muhollari, e cila u mbyt për vdekje nga djali i saj 24-vjeçar.

Albi Muhollari në gjendje të rënduar depresive mbyti nënën e tij me plastmas. Nënë e bir jetonin në Amerikë dhe kishin vetëm 4 ditë që ishin kthyer në Shqipëri për pushime.

Burime për media bëjnë me dije se pas një debati, 24-vjeçari në gjendje depresive ka mbytur me plasmas 68-vjeçaren.

I tronditur nga ngjarja, babai bën me faj doktorin, që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.

“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!” Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se prindërit kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje ato kanë pasur frikë se mos u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë./albeu.com/