Temperaturat 40 gradë, “çmendet” moti në Korçë, breshri dëmton të mbjellat (VIDEO)

Temperaturat e larta kanë përfshirë gjithë vendin por mesa duket moti në Korçë po “çmendet” duke pasur reshje breshri, të cilat kanë zgjatur disa minuta.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se breshëri ka shkaktuar dëme në pemët frutore dhe në të mbjella.

Video e dërguar nga fshati Rrëmbec i Maliqit është përfshirë nga një stuhi breshëri.

Moti vitet e fundit po shënon ndryshime drastike brenda ditës dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike./albeu.com


Shtuar 30.06.2022 17:17