Patatet e ëmbla, përfitimet e jashtëzakonshme në shëndet

Të zëvendësosh pataten e zakonshme me fuqinë ushqyese të patates së ëmbël është një zgjedhje e shkëlqyer për shëndetin dhe bukurinë. Patatet e ëmbla janë burim i vitaminave dhe elementeve ushqyes shumë të mirë. Studime të ndryshme kanë evidentuar që patatet e ëmbla pozicionohen si të fundit në klasifikimin e ushqimeve glicemike kur zjehen në vend që të skuqen apo piqen në furrë. Në vend që t’i skuqësh, mund t’i gatuash në avull, t’i ziesh me flakë të pakët dhe të ngadaltë. Në këto raste ato shfaqin vetinë e tyre prej atioksidanti. Të hedhësh 3 – 5 gramë yndyrë (më mirë nëqoftëse është vaj ulliri) bashkë me patatet e ëmbla, do t’i siguroni organizmit tuaj të mira maksimale falë beta-karotenit. Ja një listë në lidhje me avantazhet që kanë patatet e ëmbla për bukurinë dhe shëndetin.

Flokë, lëkurë dhe thonj më të fortë: patatet e ëmbla mbartin vitaminën A, që bën mirë për flokët, lëkurën dhe thonjtë. Vitamina A është thelbësore për shëndetin e syve dhe të lëkurës dhe mbron kundër të ftohtit, infeksioneve dhe gripit. Është e rëndësishme për formimin e dhëmbëve dhe të kockave, e është shumë e rëndësishme për sistemin riprodhues. Vetëm 240 ml patate janë në gjendje të prodhojnë 438% të sasisë së vitaminës A që është e këshillueshme për ta marrë në ditë.

Rrit prodhimin e kolagjenit: vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit, elastinës dhe keratinës, duke reaguar edhe si antioksidant për të luftuar qelizat që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme.

Ka të mira kundër të ftohtit: patatet e ëmbla janë të pasura me antioksidantë dhe shërbejnë për të luftuar të ftohtit, gripin dhe infeskionet e ndryshme.

Një forcë e vërtetë kundër sëmundjeve të këqija: janë një burim i madh me beta karoten, e thënë ndryshe të pasura me përbërës kimikë natyralë të quajtuar karotenoidë, në gjendje që të ulin rrezikun e sëmundjeve kronike si kanceri, shqetësimet kardiovaskulare dhe degjenrimi i muskujve.

Janë pak kalorike: patatet e ëmbla kanë 100 kalori për çdo porcion, afërsisht 240 ml, treten lehtësisht dhe janë të pasura me substanca ushqyese.

Të pasura me substanca ushqyese: përpos vitaminës A, patatet e ëmbla mbartin sasi të mëdha triptofani, magnezi, kaliumi, proteina, kalcium, fibra e vitaminat C, E, B6, B5 e B3.


Shtuar 3.05.2023 20:12