Kush janë dy kandidatët që marrin mandatin e deputetit sot?
KQZ do të japë sot mandatin edhe dy deputetëve të LSI-së. Ish këshilltari në bashkinë e Fierit, Nimet Musai do të zëvendësojë Petrit Vasilin. Ndërsa kryetarja e LRI-së në Vlorë Enada Koçiraj do të marrë mandatin e Shezai Rrokaj.

Në karriget e opozitës në Parlamentin e Shqipërisë pritet të ulen 3 deputetë nga lista e LSI-së. Pas marrjes së mandatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i zëvendësimeve nga lista e LSI-së pritet të shkojë në 11 nga 17 në gjithsej.

Edhe Ralf Gjoni, ish këshilltar i Ilir Metës, do të marrë mandatin e Klajda Gjoshën.

Në mbledhjen e sotme KQZ do të vendosë edhe për moszgjidhjen e mandateve të disa kandidatëve që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e parlamentit, shkruan oranews. Shterimi i listës së partive do të çojë në një situatë të paprecedentë , pasi në Parlament do të ketë më pak se 140 deputetët.

Ndryshe nga kandidatët e LSI-së nga lista e PD në Parlament ka mbetur me 6 deputetë. Madje tashmë ka nisur dhe shterimi i listave në qarqe. Në Shkodër kanë mbetur dhe dy emra, nga 5 mandate që ka PD, edhe në Lezhë janë për tu shqyrtuar dy emrat e fundit, nga tre deputetë që ka selia blu.
Shtuar më 20/03/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori