Kush janë deputetët që votuan pro shkarkimit të Metës
Me 78 pro Kuvendi ka votuar kundër shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke iu referuar dhe raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor ndaj tij.

Ndërkohë që kundër qëndrimit të maxhorancës kanë votuar 17 deputetë të Kuvendit, mes të cilëve disa deputetë të opozitës së re, të cilat kanë kërkuar që Parlamenti t’i shkojë deri në fund shkarkimit të kreut të shtetit.

Gjatë votimit të sotëm 8 deputetë kanë abstenuar. Ajo që bie në sy është vota pro e kryeministrit Edi Rama, i cili në këtë rast votoi që të mos shkarkohej Ilir Meta.

Deputetët që votuan kundër raportit përfundimtar të komisionit hetimor, i cili nuk gjeti shkelje të rënda që të justifikojnë shkarkimin e Metës, janë:

Eugen Bojaxhiu , Arlind Cacani, Gjetan Gjetani, Ramazan Gjuzi, Majlinda Halilaj, Korab Lita, Mylym Murrizi, Elvis Meco, Kostaq Papa, Krenar Rruci, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmodn Stojku, Ylli Shehu, Koçi Tahiri, Halit Valteri, Alban Zeneli

Deputetët që nuk kanë votuar janë:

Amra Barova, Spartak Braho, Tom Doshi, Ralf GJoni, Rudina Hajdari, Edlira Hyseni, Ejlo Hysko, Enada kapllani, Lefter Koka, Ligoraq Karamelo, Aurora Mara, Nimet Musai, Erjon Piciri, Artur Roshi, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Elisa Spiropali, Fatmri Velaj, Sadi Vorpsi,

Deputetët që abstenuan janë:

Fatmir Xhafaj, Zef Shtjefni, Klajdi Qama, Andi Permeti, Halil Jakimi, Arben Elezi, Erjon Braçe

Shtuar më 27/07/2020, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori