Kush i ka buzët më të dëshiruara në botë
Pëlqej
Angeline Jolie
Flokët e bukur dhe tërheqës, nuk janë e vetmja mënyrë me të cilën një femër mund të pushtojë një mashkull. Një studim ka treguar se buzët e femrës janë pjesë e trupit, e cila më së shumti tërheq shikimet e meshkujve, kështu që Angelina Jolie dhe Scarlett Johansson janë gjetur në mesin e femrave me buzët më të dëshiruara në botë. Studiuesit kanë zbuluar se mashkulli gjatë takimit të parë me një femër, më së shumti i shikon buzët e saj.

Dhe një buzëkuq i zgjedhur me kujdes, është sekreti i suksesit. Buzët natyrale janë treguar si më tërheqëset, derisa pamja tërheqëse e buzëve të holla, është shtuar për 40 për qind kur është përdorur buzëkuqi.

Në mesin e dhjetë femrave me buzët më tërheqëse, janë gjetur edhe Cheryl Tweedy, Jessica Alba, Beyonce Knowles, Halle Berry, Megan Fox, Eva Mendes, Kimberly Walsh dhe Nicole Scherzinger.

Angelina Jolie

Pozita e parë në këtë listë, ka shkuar për bukuroshen Angelina Jolie, e cila buzët e saj i ka së armën më të fortë për joshjen e meshkujve dhe ajo këtë cilësi e shfrytëzon për mrekulli.

Scarlett Johansson

Scarlett vërtet ka buzë vrastare, të cilat e pëlqen t’i nxjerrë në plan të parë, duke përdorur buzëkuq me ngjyra të ndezura, çka bën që ajo të duket jashtëzakonisht seksi.

Cheryl Tweedy

Këngëtarja britanike e pëlqen të luajë me ngjyrën e buzëkuqit, por gjithherë duket e jashtëzakonshme, pa marrë parasysh se çfarë nuancash përdor për buzët e saj. Në këtë ndihmon edhe forma e përkryer e buzëve të saj.

Jessica Alba

Edhe Jessica buzët e saj i ka ndër potencialët më të fuqishëm në pamjen e saj seksi. Aktorja e bukur gjithashtu i pëlqen ngjyrat e forta të buzëkuqit, pasi ato nxjerrin në pah buzët e saj të fryra.
Shtuar më 26/11/2010, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori