Kush është shoferi i ministres së Qeverisë që humbi betejën me koronavirusin

Shoferi i ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Gani Potka ka humbur sot betejën me koronavirusin.

Mësohet se 56-vjeçari ka shfaqur temperature të lartë dy ditët e fundit dhe për pasojë është shtruar në Spitalin e Sanatoriumit.

Gani Potka ka shërbyer për shumë vite pranë Gardës së Republikës, ndërkohë që kohët e fundit ai ishte caktuar si shoferi i ministres Elisa Spiropali.

Edhe fotografi i PS, Agim Rama ka publikuar në foto të gardistit, ku konfirmon lajmin e hidhur teksa i shpreh ngushëllime familjes.

Shtuar më 27/07/2020, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori