Kush është pacienti që u hodh nga Infektivi, policia jep detajet e para
Nje 69 vjeçar me inicialet R.G. është pacienti i cili u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit Infektiv në Tiranë paraditen e sotme.

Policia e Tiranës në një informacion paraprak bën me dije se ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi

Tiranë/informacion paraprak.

Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.G., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 10/11/2020, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori