Kush është ministri kosovar që shëtiti mafiozin italiane me charter privat?
Intestigimi i publikuar pak ditë më parë nga televizioni italian RAI mbi mafiozin e Ndraghetas Antonino Vadala, ka tronditur edhe jetën politike në Kosovë.

Gjatë intestigimi, gazetarët italianë kanë zbuluar se mafiozi i familjes së famshme italiane ka udhëtuar edhe me avionin privat të një ministrit të qeverisë së Kosovës duke mos përmendur emër, shkruan Albeu.com.

Pyetja që po shtrohet gjerësisht në Kosovë dhe më gjerë është se kush qenka ministri që shëtit mafiozë me charterin e tij privat?



Hulumtimi i gazetares Maria Grazia Mazzola nuk përfundon vetëm me italianin apo ministrin kosovar.

Rasti implikon edhe politikanë të lartë Sllovak përfshirë ish-kryeministrin sllovak Robert Fico si .

Vadala, i cili në Itali akuzohet për trafikim me drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish –Kryeministrit Fico.

Gazetarja Mazzola duke folur për mediat është shprehur si kryeministri sllovak e ka mbajtur afër vetës Maria Trooskova’n afër vetes kur e ka ditur për lidhjet e saj me mafiozin Vadala.
Shtuar më 04/04/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori