Kush është kreu i ri i Komisionit Rregullator të Ujit
Qeveria Rama ka njoftuar një tjetër ndryshim në postin e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e Përpunimi të Ujërave të Ndotura.

Posti i është beuar Ndriçim Shanit. Shani më parë mbante postin e kreut të Entit Rregullator të Ujit

EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin e z. Ndriçim Shani në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Shtuar më 24/06/2020, ora 18:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori