Një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit, duke i dhënë fund jetës.
Viktima është idientifikuar si Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit dhe ka dalë pozitiv me koronavirus rreth dy ditë më parë, ndërsa dje ishte
shtruar në spital në
gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.
I ndjeri ka ndërmarrë aktin e rëndë në
gjendje të
rënduar psikologjike. H.M. i datelindjes 1955 nga Klosi ishte
shtruar dje me pneumoni SARS Cov2.
Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në
gjendje të
rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.
Shtuar më 02/09/2020,
ora 21:29