Kush është gruaja që e tërboi Nasip Naçon: Momenti kur Rama josh ish-ministrin e LSI (VIDEO)
Vetëm pak orë pasi ish-ministri i Drejtësisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim,
Nasip Naço kaloi zyrtarisht në krahun socialist, një
video ka qarkulluar kudo në rrjet.
Aty duket kryeministri Edi
Rama i cili i kërkon Naços të takohet me ta dhe të konsumojë verë, ndërsa Lefter Koka në
video i thotë kryeministrit se
Naço është i pakënaqur me LSI-në.
Në
video, ai permend Elona Gurin, një personazh shumë pranë Kryemadhit, të cilën kjo e fundit e ka ngritur në detyrë në LSI. Duket se sipas Kokes,
Naço është mërzitur për faktin se Kryemadhi ka thirrur më shpejt Elonën se sa atë për të qarë hallet para fushatës.
Ndryshimi i kahut politik nga
Naço ka shkaktuar jo pak komente, ndërsa vetë ai e quajti LSI-në në eksperiment politik.
Shtuar më 06/01/2021,
ora 15:08