Kush është gjyqtari tjetër i shkarkuar sot nga KLD
Pëlqej
Vendimet që u morën nga KLD gjatë mbledhjes së sotme , janë postuar në faqen zyrtare të KKëshilli i Lartë i Drejtësisë.

Ashtu siç u tha edhe më herët, KLD pezulloi nga detyra gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Ndërkohë, KLD shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Mes të tjerash ajo miratoi daljen në pension të dy magjistratëve.

VENDIMET E KLD
Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, datë 17.11.2017, mbledhjen plenare, e cila nisi pezullimin nga ushtrimi i detyrës të gjyqtarit Sh.M. pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dhënies së masës së sigurimit personal ndaj tij “Arrest në burg”, me vendimin nr. 417 datë 12.11.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli vendosi me shkarkimin nga detyragjyqtaritGjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, Q.H, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi. Në vijim Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të mbushjes së moshës të pensionit, të dy magjistrateve. Gjithashtu, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
Shtuar më 17/11/2017, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori