Kush është gazetari që u sulmua në Prishtinë, dosjet bombë që ka publikuar
Pëlqej
Gazetari dhe kryeredaktori i 'Insajderit' Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në një nga lokalet në Prishtinë ku po qëndronte gazetari Kajtazi.

Sipas dëshmitarëve, atij i është afruar një person i cili e ka goditur në fytyrë gazetarin, duke e përgjakur.

Gazetari Kajtazi është i njohur në Kosovë për gazetari hulumtuese. Ai u bë i njohur me publikimin e përgjimeve telefonike të Adem Grabovcit me zyrtarët e PDK-së.

Ndërkaq, më së fundmi ai ka publikuar edhe një lajm për krim të organizuar nv të cilën ishte i përfshirë edhe deputeti Milaim Zeka. Ndërkaq, vetëm ditën e kaluar po nga ky gazetar janë publikuar disa letra sekrete që Ramiz Lladrovci ia kishte dërguar para disa vitesh Hashim Thaçit./albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori