Dyert e mortit nuk ka guxuar t’i hapë as Përparim Maze që jeton në një në një shtëpi të papërfunduar në lagjen “15 tetori”, qendër të qytetit të
Vlorës.
I biri, Ariseldi është zhdukur mëngjesin e 3 korrikut 2017. 32 vjeçari ka dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë. Familja ka mësuar se Ariseldi ka dalë për peshkim së bashku me mikun e tij,
Adriano Jahaj, i njohur si biznesmen në qytetin e
Vlorës.
Rrethanat e zhdukjes së Ariseld Mazes dhe
Adriano Jahajt janë rasti i vetëm për të cilët
Policia e
Vlorës e ka referuar në prokurori për dyshime në përfshirjen e trafikut të drogës.
Por megjithë referimin e ngjarjes nga
Policia e
Vlorës, zyrtarisht
Adriano Jahaj nuk ekziston. Me këtë emër biznesmeni njihet vetëm mes miqsh në Vlorë, pasi në dokumente zyrtare dhe pronën e tij, një hotel te lagjja e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë, është i regjistruar me emrin Fatosh
Jahaj.
“Nga ana e policisë gjyqësore janë ngritur dyshime se shtetasit
Adriano Jahaj dhe Ariseld Maze, ditën e ngjarjes janë nisur me mjetin e tyre lundrues në drejtim të shtetit Italian me qëllim trafikimin e një sasie lënde narkotike dhe nuk mund të përcaktohet nëse kanë mbërritur apo jo në brigjet italiane,” shkruhet në dosjen e referuar nga
Policia në Prokurorinë e
Vlorës, ku kërkohet regjistrimi i procedimit penal ndaj dy personave të zhdukur.
“Shtetasi
Adriano Jahaj është person me precedentë të tjerë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet rrugëve detare,” shton
policia në referimin e saj.
Prokuroria e
Vlorës ka shpallur moskompetencë lëndore për hetimin e rastit, duke ia kaluar çështjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Dosja është rikthyer sërish në prokurorinë e rrethit të
Vlorës, ndërsa familjarët e biznesmenit nuk pranojnë të flasin për Top Channel, pasi jetojnë me shpresën se 53-vjeçari është ende gjallë./TCH/
Shtuar më 28/11/2018,
ora 22:37