Kush është biondja bukuroshe që ka zgjedhur Trump për të drejtuar zyrën e medias së tij (FOTO LAJM)

Qeveria aktuale amerikane ka një marrëdhënie veçanërisht të tensionuar me median.

Zëdhënësja e presidentit Donald Trump, Kayleigh McEnany, premtoi në konferencën e saj të parë për shtyp se ajo do t’i tregonte gjithnjë publikut të vërtetën. “Unë kurrë nuk do t’ju gënjej”, tha McEnany në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësja e mëparshme, Stephanie Grisham nuk ka pasur kurrë një konferencë si kjo.

McEnany ka njoftuar se nuk do të ketë mbulim ditor të mediave, por takimet zyrtare me gazetarët do të jenë pjesë e rregullt e orarit të saj.

Konferenca për shtyp e së premtes u zhvillua pasi Trump raportoi si çdo ditë për pandeminë e koronavirusit.


Shtuar më 02/05/2020, ora 15:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori