Kush është avokati i Tahirit, "heroi" që fitoi çështjen ndaj Serbisë
Pëlqej
Deputeti Saimir Tahiri ka zgjedhur krah tij, si personin më të besuar avokatin Artan Hajdari, në emër jo i pa dëgjuar më parë.

Artan Hajdari është një nga avokatët që përfaqësoi Shqipërinë në KAS, sa i përket 3 pikëshit në ndeshjen Shqipëri-Serbi, nga e cila doli fitues.

Hajdari është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar Studimet Master në të drejtën Evropiane.

Prej vitit 2010 është kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tiranës. Ka ushtruar profesionin e Avokatit prej vitit 1991 dhe është anëtar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë prej vitit 1998.

Në periudhën 1991 – 1992 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe gjatë periudhës 1992 – 1993 ka qenë Kryetar i kësaj Gjykate.

Në periudhën 1993 – 1994 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Apelit Vlorë dhe në periudhën 1994 – 1997 ka qenë Kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Prej vitit 1998, ai është Ortak Themelues i Studios së Avokatisë “ Haxhia & Hajdari”.

Ka ushtruar funksionin si Zëvendës Ministër pranë Ministrisë së Drejtësisë për dy vjet. Është Pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe autor i një sërë artikujsh për të Drejtën Civile dhe Tregtare.

Ka qenë pedagog për disa vjet në institucione të ndryshme si në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, Universitetin “ Ismail Qemali “, Vlorë. Fushat e tij të praktikës përfshijnë të drejtë civile, kontraktore, bankare dhe e drejtë financiare.
Shtuar më 20/10/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori