Kush është Altin Ndoci, vrasësi gjakftohtë që ekzekutoi 4 persona për prishjen e pazareve të drogës
Zbardhen detajet për identitetin e 2 personave që ekzekutohen dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia, dhe më herët në vrasjen e Anxheloa Avdia dhe Dorian Shkozës, ngjarje e ndodhur më 2 mars.
Mësohet se një prej të arrestuarve,
Altin Ndoci, 32 vjeç, është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.
Ndoci është vënë në pranga edhe në vitin 2015, si autor i një seri grabitjesh automjetesh në Tiranë.
Ndoci, në bashkëpunim me Sazan Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, ishin kthyer në një tmerr për pronarët e mjeteve, pasi ua grabisnin ato.
Altin Ndoci rezulton të jetë i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Pasi la qelinë e burgut ai u shfaq përsëri në skenë duke vrarë 4 persona brënda një harku kohor shumë të shkurtër.
Mësohet se ishte pikërisht bashkëpunëtori i
Altin Ndocit, shtetasi me inicialet K.A 22 vjeç, ai që ka pranuar të bashkëpunojë me Policinë dhe të rrëfej krimin. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm në zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Haxhia kanë patur edhe kamerat e sigurisë. Kanë qenë ato që kanë filmuar makinën tip “Toyota” teksa largohej nga parku i tregut të makinave në Nishtullë të Durrësit.
Shtuar më 01/05/2020,
ora 12:17