Kush e çoi çështjen e detit në Hagë, Rama shfryn përpara gazetarëve
Kryeministri Edi Rama në një dalje për media nga ambientet e kryeministrisë, ka folur dhe në lidhje me dërgimin e çështjes së detit në Hagë.

Rama theksoi se këtë çështje e kërkoi qeveria shqiptare, e cila në dakordësi me qeverinë greke ranë dakord ta zgjidhin këtë problematic në një Gjykatë Ndërkombëtare.

“Për Greqinë çështjen e detit e ka hapur Shqipëria, për Greqinë ka qenë e mbyllur me marraveshjen që ka bërë Berisha dhe Luli. Greqia nuk ka pasur asnjë pretendim më shumë sesa ai që ka marrë me marrëveshjen e Saliut, çështjen e kam hapur unë dhe Partia Socialiste. Çështja është rihapur, me thënë të drejtën falë këmbënguljes, durimit dhe vullnetit tonë, në komunikim me palën tjetër.

Qartësisht ka zgjedhur të vendosi në dispozicionin të së ardhmes për të dyja vendet vullnetin e tij të marrë. Pala greke ra dakord me ne që ta çojmë çështjen e detit në Gjykatë Ndërkombëtare, e cila ka kapacitete për të dhënë drejtësi. Ne do të ulemi dhe të përgatitemi për të arritur nnjë zgjidhje të drejtë. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë, të tjerat janë skandale mendore, shprehje të ligësisë që shfrytëzon injorancën në funksion të pushtetit. Atyre nuk i ndërpret gjumin as deti as ajri as toka por vetëm plaçka. E kanë treguar sa herë janë në pushtet, kush bëhet pjesë e tyre është dembel”.- tha Rama.
Shtuar më 21/10/2020, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori