Kush donte ta “hiqte qafe” Bashën? Kryetari i PD flet për herë të parë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot, ka folur për herë të parë në lidhje me lajmin e përhapur në media se ndaj tij po planifikohet një atentat për t’a eleminuar fizikisht.

Mes shumë akuzave ndaj qeverisë, Basha ka theksuar se rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari, ndaj i bëri thirrje që të luftojnë për lirinë thelbësore të demokracisë dhe votës. Më tej Basha tha se është qeverisja e Ramës e kapur pas krimit dhe drogës që po e largon Shqipërinë nga BE.

“Rreziku jetik i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pafrikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar shqipërinë nga Europa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, u shpreh ai./Albeu.com/
Shtuar më 13/04/2017, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori