Kurti habit me deklaratën ndaj akuzave për Thaçin, reagon dhe Pacolli
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje Presidentit Hashim Thaçi për akuzat për krime lufte dhe për vrasje të paligjshme duke thënë: “Unë besoj në luftën e UÇK-së, prandaj besoj në pafajësinë e UÇK-së”.

Nga ana tjetër, Behgjet Pacolli u shpreh: “Kosova ka luftuar një luftë për çlirim dhe pavarësi kundër Serbisë. Gati një shekull ishim shtypur dhe vrarë nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi një luftë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit Kadri Veselin. UÇK-ja luftoi një luftë të drejtë. Ne të gjithë besojmë në pafajësinë e ushtarëve tanë.”

Pas akuzave, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin drejt Uashingtonit. Thaçi u nis drejt Amerikës për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku Kosova e Serbia rinisin dialogun. Kur po nisej, Zyra e Prokurorit Special njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë ndaj Thaçit dhe kreut të tanishëm të PDK’së, Kadri Veselit, për krìme lufte dhe krìme kundër njerëzimit.

“Më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krìmesh kundër njerëzimit dhe krìmesh lufte ndër të cilat, vrāsje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortūra. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penālisht përgjegjës për afërsisht 100 vrāsje të paligjshme. Krìmet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra vìktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej në njoftimin e ZPK’së.
Shtuar më 24/06/2020, ora 18:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori