Kurti e Rama flasin për axhendën e integrimeve evropiane për Shqipërinë dhe Kosovën
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u takua dje me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama në Tiranë. Sipas njoftimit të VV-së gjatë takimit Kurti dhe Rama biseduan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, për bashkëpunimin në mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për situatën në rajon. Gjatë takimit temë e bisedës ishte edhe axhenda e integrimeve evropiane për Shqipërinë dhe Kosovën.

Kurti dhe Rama diskutuan edhe për mundësitë dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të dy subjekteve të tyre politike që kanë orientim programor të majtë. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori