Belsh, nusja dhe vjehrri bëjnë njëri-tjetrin për spital

Policia ka arrestur një 61-vjeçar në Blesh pasi ka dhunuar nusen e djalit. Gjithashtu është vënë nën hetim kjo e fundit, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasen F. T., 61 vjeçe, banuese në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, shtetases M. T., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 12.09.2023 12:18