Kurrë mos flini me celularin në karikim pranë vetes
Pasi ta lexoni këtë, do të mendoheni 2 hyrë kur të doni të merrni telefonin para se të shtriheni për të fjetur. Na tregoni pak, sa afër shtratit e mbani karikusin? Shumë afër! S’ka nevojë të na përgjigjeni fare. Edhe pse të gjithë ne i dimë pasojat që kanë të tilla pajisje, diçka e tillë mund të kthehet në problem serioz për gjithë familjen.

Kjo që po shihni në foto mund të na ndodhë të gjithëve në çdo moment. Zakoni më i keq i gjumit po vë në rrezik të vegjëlit dhe kryesisht adoleshentët, të cilëve u është kthyer në fiksim mbajtja e celularit pranë vetes në çdo moment.

Sipas Popsugar, studiuesit kanë arritur në përfundimin se 72% e fëmijëve dhe 89% e adolëshetëve flenë me celularët në karikim ngjitur pas vetes. Kjo, mund të përfundojë në zjarr që vë në rrezik gjithë familjen dhe shtëpinë.

Ata kanë paralajmëruar prindërit të kujdesen që fëmijët të mos i mbajnë afër pajisjet elektronike gjatë kohës që karikohen. Gjithashtu, njoftojnë që celularët të mos karikohen kurrë në temperatura ekstreme: shumë ftohtë apo shumë vapë. Dhe kryesorja, mos i përdorni kurrsesi gjatë kësaj kohe.
Shtuar më 17/09/2018, ora 16:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori