Kuronte kancerin me sodë, dënohet mjeku italian që trajtoi të riun në Shqipëri
Mjeku italian Tullio Simoncini i cili u arrestua për shkak se ppretendonte se kanceri është vetëm një bakterie i cili shërohet me sodë bukë është dënuar sot me 5 vite burg.

Një Gjykatë në Romë dënoi Simoncinin për mashtrim dhe vrasje me dashje.

Mjeku kishte mjekuar për gjashtë vite më rradhë 27-vjeçarin italian i quajtur Luca Olivotto, i cili erdhi në Shqipëri me shpresën për t’u shëruar, ndërsa gjeti vdekjen pas një ndërhyrje mjekësore, rasti i cili u kthye në një skandal në fushën e mjekësisë.

Familjarët e italianit akuzuan mjekun Tullio Simoncini, i cili sipas tyre me teorinë se kanceri është një kërpudhë dhe shërohet me sodë bikarbonati i kish premtuar se djali i tyre do shërohej.

Këtë mjeku e bënte pasi i vizitonte në shtëpinë romane dhe me ndihmën e një bashkëpunëtori mjek, të një instituti kurimesh religjioze, gjithmonë në Romë. Mjekët gjenin pacientët, ndërsa në Tiranë, bëhej kura finale që kushtonte 7000 euro.

"Seanca e sotme gjyqësore ka qenë një pikë pozitive për historinë e dhimbshme të familjes Olivotto, duke dhënë një shpresë që metoda të tilla të rrezikshme për shëndetin dhe që shkaktojnë viktima do të dënohen.

Askush nuk do e kthejë Lukën tek të dashurit e tij- thanë avokatët Francesco Lauri dhe Giovanna Zavota, por është një kënaqësi e madhe të shohësh të dënuar përgjegjësit që e shkaktuan, dhe që përbaltën kështu profesionin e nderuar të mjekut". /albeu.com/


















Shtuar më 15/01/2018, ora 14:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori