Sërish vranësira, si do të ulen temperaturat sot

Vendi ditën e sotme do të shoqërohet me një rritje të lehtë të temperaturave.

Pjesa e parë e ditës pritet të ketë kthjellime dhe vranësira të pakta ndërkohë pasditja mund të ndryshojë duke sjellë vranësira, kryesisht në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 8°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 23°C

në vendet e ulëta: 12 / 26°C

në vendet malore: 5 / 18 °C


Shtuar 3.06.2020 06:18